Në debatin publik për ndryshimet kushtetuese në Shtip, kryeministri Zaev këmbëngul se edhe përkundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë, mbeten të garantuara gjuha dhe identiteti. Sipas tij pas ndryshimeve kushtetuese askush më nuk do të mund ta kontestojë shtetin. Një pjesë e ekspertëve marrëveshjen e Prespës e cilësojnë si të dobishme, ndërsa ndryshimet kushtetuese si të arsyeshme.