Lindje/ Perëndim - Kur flet populli, “jelekë-verdhët” e Francës - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-12-10 0

Parisi u kthye prej ditësh në skenën e buçitjes së zemërimit popullor ndaj rritjes së çmimit të karburantit, por jo vetëm. Rrugët e kryeqytetit francez kanë qenë të fjetura përgjatë pjesës më të madhe te presidencës së Emmanuel Macron-it, duke ia kursyer deri më tani shefit të Elizesë pamjet dramatike si ato të banlieue-ve në flakë. Imazhe të tilla u duk se i ishin lënë harresës dhe tërbimi i turmave, gjithashtu. Por disa gjëra, nuk duhen marrë për të mirëqena e këtë tani, presidenti francez e ka më të qartë se kurrë.