Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përfundim të fjalimit të tij prej dy orësh, Rama përsëriti edhe njëherë kërkesën drejtuar studentëve për tu ulur në dialog lidhur me kërkesat e tyre.
Shefi i qeverisë u shpreh i gatshëm për të diskutuar me ta në Kryeministri apo studio televizive, me një përjashtim. "Vetëm tek Ylli Kadriu mos më çoni" tha ai.
Rama: Mendoj se është koha për tu ulur bashkë.Unë këtu jam, nuk dua as përfaqësi me autorizime,me mandate, me letra. As përfaqësi që thotë erdhëm këtu të flasim. Hajdeni 10 studentë, 20, 100. Hajdeni ju që nuk u japin megafonin fare, u thonë jo politikë. Hajdeni këtu, ne poshtë e kemi publike, kemi sallën e Qendrës për Hapje dhe dialog. As roje, asgjë. Thoni që duam të takojmë Edi Ramën, dhe zbres dhe flasim. Pse duhet të rrini të prisni kur të vendosë Monika do të përfaqësoheni apo jo? Hajdeni këtu. Apo kur do të vendosë Arlind Qori apo Taulant Muka?
Qeveria dhe studentët janë në një anë bashkë me drejtuesit, pedagogët, prindërit dhe gjithë ata që duan që gjërat të shkojnë më mirë. Hajdeni të diskutojmë dhe ta bëjmë bashkë si njerëz. Nuk jemi profile falso as ju as unë. Profilet falso kanë frikë të takohen në fb. Aty del një vajzë, pastaj zëri i trashë. Po të zgjidhja do të isha atje më kollaj, madje kështu si e keni organizuar ju edhe më kollaj. Lësho kërkesa, duartrokit, po dalim dhe lëmë mësimin. Le ta bëjë ai. Po ku jemi këtu, u bë deti kos?Jo. Nëse jeni gati, unë jam gati në çdo orë. Unë nuk them hajdeni dhe firmosni, thjesht do të flasim. Dhe jo sy më sy, do të jemi ne dhe gjithë populli shqiptar që na shikon. Ose po të doni tek Fevziu, Eni Vasili, ku të doni. Vetëm tek Ylli Kadriu mos më çoni.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/thirrja-e-fundit-e-rames-studentet-dialog-ku-te-doni-vetem-tek-ylli-kadriu-jo