Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti sportiv, Artan Shyti, i ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" ka komentuar krizën ekonomike te klubet shqiptare. Në analizën e tij, Shyti deklaroi se klubet kanë buxhet, por nëse nuk përmbyshin objektivat, paratë nuk shpërndahen.
"Klubet që kanë stabilitet financiar kanë edhe cilësi. Them se skuadrat që qëndrojnë në krye të klasifikimit nuk kanë shumë probleme financiare. Në Shqipëri disa klube kanë rritur cilësinë. Kanë një balancë mes parave që fiton dhe atyre që shpenzon për të blerë futbollist. Klubet kanë një buxhet, por elementët kanë një problem kryesor. Janë dy elementët, si presidenti apo bashkia. Asnjëra prej tyre nuk mund të nxjerr lek vazhdimisht nga xhepi për të paguar dhe në këmbim të mos marrë asgjë. Llogaritë zyrtare, sipas meje duhet të jenë rreth 6-7 mijë euro për një sezon. Duke iu referuar këtyre të ardhurave, të paktën një skuadër duhet të kenë rreth 500 milion lek buxhet.-tha Shyti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kriza-ekonomike-ne-futbollin-shqiptar-shyti-ja-sa-para-i-duhen-nje-skuadre-te-mbijetoje