Edhe ftesa e dyte e kryeministrit drejtuar studentëve për dialog është refuzuar nga studentët.
Studentet vijojnë të këmbëngulin në kërkesat ekonomike, të cilat ia kanë bërë të ditura qeverisë në një dokument prej 8 pikash. Ata nuk pranojnë të negociojnë për asnjë prej pikave duke filluar nga përgjysmimi i tarifave, mbështeta me fonde për studentët e doktoraturës, kërkimet shkencore si dhe pajisja e tyre me kartën e studentit brenda këtij viti akademik.
Një prej thirrjeve të vazhdueshme ka qenë ajo për të mbajtur larg partitë politike nga kjo protestë.
Studentët nuk lejuan as pedagogun Jani Marka të marrë fjalën, pasi e konsiderojnë si përfaqësues të një grupimi të majtë ekstremist në arsim.
Studentët janë treguar të vendosur për të mos lejuar forumet politike t?i përçajnë. Protestës iu bashkuan edhe qytetarë të ndryshëm, që u solidarizuan me kërkesat e tyre.
Tv Klan