Prishja e objekteve pa leje që janë ndërtuar në Unazën e Madhe në zonën e ?Astirit? ka vijuar edhe gjatë së dielës.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur disa objekte që shërbenin si lavazhe në gjurmët e lotit 2 dhe 3 të Unazës. Siç shihet edhe nga pamjet, aksionit kanë gjetur mirëkuptimin e banorëve që kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t?i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.
Deri tani numri i ndërtimeve pa leje të prishura përgjatë këtij segmenti ka shkuar në mbi 30 të tilla. Më herët gjatë inaugurimit të urës së re të ndërtuar mbi lumin Lanë kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin tek ndërgjegjësimi i banorëve që kanë liruar vullnetarisht banesat për t?i hapur rrugë një vepre të madhe publike për kryeqytetin.
?Ne shqiptarët mobilizohemi dhe gjejmë ura bashkëpunimi, mund të bëjmë urë, mund të bëjmë unazë, mund të bëjmë Pazar, mund të bëjmë shesh, mund të bëjmë kënde lojërash. Ndaj, edhe jam i lumtur që edhe 100 metra më poshtë ku ka filluar projekti i Unazës.?
Edhe ndërtimi i urës së këmbësorëve mbi Lumin e Lanës në zonën pranë Pallatit me Shigjeta ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve të njësisë 5 dhe 7.
Tv Klan