Për herë të dytë kryeministri shtriu dorën e dialogut me studentët, duke e konsideruar rishikimin e reformës në arsim si një moment për të bashkëqeverisur me ta.
?Duhet menduar një strategji e përbashkët, studentë-qeveri. Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës ë falsifikimit dhe keqadministrimit të Universiteteve. Studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk e bëjnë dot këtë nga poshtë pa qeverinë dhe as qeveria nuk e bën dot këtë pa studentët se nuk ndërhyn dot në vendimmarrjen universitare?, tha Rama në një video të postuar në rrjetet sociale.
I ndërgjegjshëm se për arsimin duhet bërë akoma më shumë, kryeministri tha se ndan me studentët jo vetëm çështjen e tarifave.
Pengesë për dialogun sipas kryeministrit është refuzimi i studentëve për dërguar një përfaqësi të bisedoje më qeverinë, ndërsa shtoi se nuk ka vend për paralelizma me lëvizjen e Dhjetorit 90.
?Studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate dhe meqë ra llafi, përrallat me Dhjetor bëjnë mirë tua lënë atyre që dysh prej Dhjetorit të parë u kanë mbetur vetëm shkreptimat në pantallona, apo atyre që gdhihen përditë duke uruar djegien e fshatit për t?u krehur në mbrëmje para pasqyrave mediatike.?
Me shpresën se studentët do zgjedhin një përfaqësi, Rama tha se do të jetë i hapur për të gjitha pyetjet që kanë studentët në një komunikim live në rrjetet sociale që prej orës 11:00 të së hënës.
?Ju pres nesër po këtu, në orën 11:00 paradite, natyrisht edhe deri në darkë po të doni, që të gjithë, pa dallim feje, krahine, ideje, edhe pa dallim notash natyrisht, megjithëse për atë punën e notave nja dy fjalë i kam ruajtur po mu dha mundësia. Jam shuam kurioz si shkon kjo punë. Shihemi nesër sepse ka shumë për të folur, por edhe unë kam shumë për të dëgjuar.?
Tv Klan