Rrjeta të shumtë peshkimi po kalben në thellësinë e liqenit të Ohrit. Në aksionet aktuale ekologjike vlerësohet se janë nxjerrë vetëm rreth 1% ndërsa pjesa e mbetur e rrjetave vazhdojnë të mbeten në fund të liqenit. Në to të shpeshtën ngecin peshq që më pas ngordhin ndërsa efekt negativ ka edhe ndaj gypit të pompës për furnizimin e qytetit të Ohrit me ujë.