Hetimet per tenderin e Unazes

2018-12-09 2

Ka tre ditë që Prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale të shpërndorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera për çështjen e falsifikimit të firmës së Sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA nga ana e kompanisë 'DH Albania', e cila rezulton fituese e tenderit prej 18.8 milionë Eurosh të lotit të parë të segmetit të Unazës së Madhe nga pjesa e Pallatit me Shigjeta deri te rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja.

Televizioni Klan ka zbuluar dokumentin e noteres e cila ka vërtetuar autenticitetin e firmës së Sektretarit Jeffrey W. Bullock. Noterja Xhevahire Brahaj ka vënë firmën e saj për të vërtetëuar si origjinale dokumetet e sjella nga Avdjol Dobi, i paraqitur në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kompanisë  mëmë të 'DH Albania', ?Dunwell Haberman?.

Mësohet se prokurorët po hartojnë listën e personave që do të thirren për t'u marrë në pyetje, ku pritet të jetë edhe 26-vjeçari Avdjol Dobi, por edhe noterja që ka vërtetuar si origjinale dokumentacionin e sjellë nga ai, të cilat mohohen të jenë të origjinale nga zyra e Sekretarit të Delaware, Bullock.

Kompania me përfaqësues 26-vjeçarin Dobi, ku mediat kanë zbuluar se eksperienca e punës së tij ka qenë si recepsionist pranë Spitalit Amerikan dyshohet se është krijuar në Qershor të këtij viti, në shtetin offshore të Delaëare, parajsë fiskale që nuk bën publikë emrat e pronarëve të vërtetë, vetëm disa muaj përpara shpalljes së tenderit për unazën.

Pas regjistrimit në muajin Korrik  të kompanisë me adresë në Tiranë, Ndërtesa Nr.12, ABA Business Center, Kati 14- të, Zyra nr 1402?, 26?vjeçari është zgjuar pas 4 muajsh si një miliarder. Ai ka arritur që të fitojë me shoqërinë e tij të ndërtuar me kapital prej vetëm 1 mijë Lekësh, një super tender me vlerë 2 miliardë e 246 milion Lekësh, duke qëlluar me të njëjtën ofertë që është edhe fondi limit i tenderit.

Një tjetër mister për t'u zbuluar nga autoritetet hetimore, është edhe emri i Keesha Lynn Kumar, i cili është dhuruesi i përfaqësimit ligjor të kompanisë për 26-vjeçarin Dobi. Nga një kërkim i thjeshtë, Kumar nuk rezulton si pronar i asnjë kompanie të madhe ndërkombëtare. Ai rezulton të jetë shtetas i ishujve Seyschelle dhe emri i tij del në dhjetra kompani offshore, të gjitha pa asnjë aktivtet të mirëfilltë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pezulluar punimet, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zbardhur të vërtetën e kësaj afere.

Tv Klan