http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e të shtunës, ku një 40 vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke I spërkatur me benzinë.Sipas inforamcioneve, shtetasi me inicialet Z.V. është nisur drejtë shtëpisë së vjehrrit me fëmijët e tij të mitur 3 dhe 4-vjeç duke njoftuar të vëllanë se do t?i vriste ata.Teksa ka mbërritur tek shtëpia e vjehrrit, ai ka nxjerrë një bidon 1.5 litër me benzinë dhe ka spërkatur veten dhe fëmijët duke deklaruar se do vetëflijohen.Por në momëntin që ai do të kryente aktin vdekejprrurës ka ndërhyrë policia e cila ishte njoftuar nga vëllai i 40 vjeçarit.Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët, ndërsa bëhet e ditur se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë.