Report Tv - Humbja e trinjakëve në Bulqizë, deputetja e PD-së në Dibër: Vdiqën për faj të mjekëve

2018-12-09 1

Deputetja Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Dhurata Çupi ka reaguar dy ditë pasi një nënë e re nga Ostreni humbi trinjakët e saj. Deputetja është shprehur se humbja e tre fëmijëve është shumë e rëndë, por sipas saj kjo gjë ka ndodhur pasi në të gjithë qarkun nuk ka asnjë mjek specialist.

?Është shumeë e rëndë për humbjen e tre foshnjëve të nënës 30 vjeçare nga Ostreni. Humbja e tre foshnjeve do na vërë në lëvizje të gjithëve .Kjo është një histori që e kam ngritur herë pas here në parlament. Jo vetëm në Bulqizë mungojnë mjekët por në të gjithë qarkun e Dibrës, mungojne mjek specialist. Por me kryesorja qe mjeku I familjes shkon nje here ne 3 muaj ne te gjitha njësitë e qarkut të Dibrës.

Nga kjo qeveri nuk ka investime në qendrat shëndetësore, nuk ka investime në spitale. Kjo është një gjendje alarmi për qarkun e Dibrës, qeveria duhet të marrë masa urgjente duhet të rrisë buxhetin, duhet të sjellë mjekët specialistë në këtë qark. Kjo është një tallje e kësaj qeverisje, mburren që na i sollën mjekët me helikopter nga Tirana por tre foshnjet humbën për faj të mjekëve.

Ne jemi dëshmitarë okularë që një vit më parë humbi fëmijën një nënë e re që u nis nga Burreli në drejtim të Lezhës. Buxheti është në vitet me skandaloze, të paktën në fushat e shëndetësisë është në nivelin zero, sigurisht që nuk mund të ketë buxhet as për qendrat shëndetësore as për mjekët që vijn nga Tirana për t?u kujdesuar për banorët e qarkut Dibrës dhe nga ana tjetër të ketë fonde për koncesionet e oligarkëve të qeverisë,?- u shpreh Çupi.

Free Traffic Exchange