Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e qindra mijëra studentëve para Ministrisë së Arsimit, ka pasur një moment tensioni gjatë ditës së sotme. Studentët kanë kundërshtuar marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesëtar i Organizatës Politike.
Studentët nuk duan që protesta e tyre të shfrytëzohet politikisht nga asnjë forcë politike e vendit dhe i bëjnë thirrje protestuesve të mos përçahen por të jenë të bashkuar.
Qindra studentë janë grumbulluar përpara ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në ditën e pestë të protestës masive për plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët kërkojnë plotësimin e kushteve në universitete dhe arsim cilësor.
Gjatë ditës së sotme i janë bashkuar protestës edhe studentët e Universitetit të Arteve.
Protestës i janë bashkuar edhe studentë të Universitetit të Vlorës dhe Shkodrës.
13:01 -Studenti: Të martën afati për Nikollën, do jemi mijëra studentë
Një student i tha mikrofonit të Ora News se të martën do të dalin në protestë mijëra studentë.
Studentit: Studentët e Arteve u bashkuan aty dhe kishin marrë një foni dhe po këndonin himnin. Disa militantë partiakë shkuan aty dhe e uzurpuan mikrofonin. Tani studentët e morën në dorë protestën. Janë 50-60 militantë. I shikoni gjithë studentët; jo partive politike. Gjithë thirrja është që të plotësohen kërkesat tona deri të martën.
Të martën do të ketë me mijëra dhe mijëra studentët që militantët partiakë të mos kenë mundësi të flasin. Afati të jeni i sigurt se do të jetë të martën. Ministrja do ta kuptojë vetë se të drejtat tona nuk do të ndalen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhjetori-i-dyte-vazhdon-neser-ja-propozimet-e-tyre