Pedagogu Jani Marka, pjesë e Organizatës P" /> Pedagogu Jani Marka, pjesë e Organizatës P"/>

Ora News - Pedagogu i "përjashtuar" nga protesta shpërthen në lot: S'jemi velga të Veliajt dhe Soros

2018-12-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogu Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike shpërtheu në lot përpara gazetarëve pasi u përjashtua nga protesta. Ai tha se Organizata e tij ka protestuar edhe për minatorët dhe vdekjen e Ardit Gjoklajt, duke shtuar se akuzohen si vegla të Erion Veliajt apo të Sorosit.

Marka: E gjitha kjo ishte e paparashikueshme nga ne. Gjithë kjo protestë e jashtëzakonshme u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Doja të flisja për këtë dhunë të ushtruar ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. Historia do të tregojë të vërtetën. Unë Jani Marka në dy zgjedhjet e fundit i kam bojkotuar. Ne na akuzojnë pse jemi Organizata Politike. Ne nuk protestojmë vetëm për studentët, por edhe për punëtorët. Minatorët. 44 minatorë kanë vdekur vitet e fundit. Ardit Gjoklaj djali që vdiq tek Sharra. Ne kemi protestuar tek Bashkia dhe ne na quajnë vegël të Erion Veliajt dhe të Soros. Ne nuk kemi vjedhur asnjë cent.

Unë jam dhunuar sot këtu dhe desha të flisja kundër dhunës.

Gjithë ky plan me sa duket që dje, ditën e 8 Dhjetorit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të organizonin një protestë të madhe. Për fat të mirë, turma nuk shkoi atje.

Kush po e përçan protestën?

Marka: Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t'i demaskojmë. Ky vend është vjedhur. Nuk e kemi vjedhur. Këta që menaxhojnë miliardë lekë shqiptarësh, atje vjedhin. Nuk e meriton fytyra ime të trajtohet kështu që kam një shtëpi atje tek Rruga e Dibrës dhe çoj djalin në këmbë në Shkollë.

Unë njeri i dhunshëm? Kam ngrënë grushta. Pse nuk më lanë të flisja?

Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t'i demaskojmë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pedagogu-i-perjashtuar-nga-protesta-shperthen-ne-lot-sjemi-velga-te-veliajt-dhe-soros