Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Unazës së Re nuk u pranuan të jenë pjesë e protestës së studentëve, por në mbrëmje kanë tubuar në rrugë për të kërkuar dëmshpërblimin e banesave.
Në mbështetje të tyre, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi nga kryeprokurorja nisjen e hetimeve.
Basha: Pse nuk nisni hetimet ndaj autoriteteve? Janë ato që ndanë lotin në tre pjesë për të përjashtuar konkurrencën ndërkombëtare. E bënë këtë që mos futej një firmë ndërkombëtare për ta ndërtuar. Janë ato që futën një kompani fantazëm për tu futur në tender pa ofertë.
Edhe në Bulevardin e Ri banorët deklaruan se nuk lejojnë shembjen e banesave pa marrë dëmshpërblimin.
Banor: Edhe kalamajt po bëhen me strese.
Edhe në Shkozë janë zhvilluar protesta kundër shembjes së banesave, madje duke akuzuar se projekti është ndryshuar qëllimisht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/unaza-e-re-basha-pse-nuk-nisin-hetimet-ndaj-autoriteteve