Njëzetë e tre gra dhe vajza të përzgjedhura nga Bordi i Albanian Excellence, me në krye themeluesen, Flora Nikolla, kanë marrë Çmimin e lartë ?Zonja që bëjnë Shqipërinë? dhe dy të tjera u vlerësuan si Anëtare Nderi.
Në mbrëmjen magjike ?Gala? të 7 dhjetorit të mbajtur në MAK Albania Hotel, të përzgjedhurat ?Zonja që bëjnë Shqipërinë? ishin Pranvera Bekteshi, Alba Malltezi, Suzana Varvarica Kuka, Nevila Nika, Julinda Dhame, Erilda Reçi Selimi, Maríe Therese Marchal, Vjollca Dedei, Xhilda Preni, Antoneta Ndreka, Antonela Hako, Arlinda Çausholli, Brunilda Paskali, Vasilika Tafa, Tefta Pajenga, Alma Mile, Ina Kosturi, Manushaqe Shehu, Anila Kalleshi, Jera Kruja, Luçia Martino, Marianne Graff, Rozeta Kreste e Xheni Vata.
Anëtare nderi të Albanian Excellence u shpallën avokatja Eni Çobani dhe politikania Nora Malaj.
Çmimin ?Zonjë që bënë Shqipërinë?, që iu dedikua zonjës Alba Malltezi, gazetare dhe drejtuese e ?Shqiptarja.com? dhe ?Report TV?, e tërhoqi vajza e saj Carlota Bolino. ?Jam e lumtur që ky çmim shkoi për mamin tim. Jam krenare për të?, tha Carlota.