Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përgjatë rrugës së Durrësit konstaton se shumë dyqane i kanë mbyllur qepenat.
Por pavarësisht kësaj protesta dhe kërkesat e studentëve janë vlerësuar dhe mbështetur nga bizneset që operojnë në këtë zonë. Ata shprehen se protesta dhe bllokimi i rrugës nuk ka ndikuar në shitjet e tyre pasi prej vitesh ata kanë pak fitime për shkak të rënies së ekonomisë dhe rritjes së shpenzimeve. Ndërsa i vlerësojnë kërkesat e studentëve më të rëndësishme se çdo impakt që mund të ketë pasur protesta te bizneset.
Qytetarja: Nuk është se ka ndikuar shumë sepse ne dhe më përpara kemi pasur promocione në dyqan dhe pak a shumë puna ka rënë edhe më përpara nuk është se ka rënë tani. Nuk e them dot se ka rënë për shkak të protestës.
Qytetari: Nuk ka ndryshim. Të rrinë sa të duan. Kanë të drejtën e vet. S'ka problem. E mbështes protestën.
Që prej disa ditësh Rruga e Durrësit është transformuar në një arenë protestash për studentët dhe ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bizneset-ulin-qepenat-kerkesat-e-studenteve-jane-te-rendesishme-te-gjithe