Report Tv - Verifikimi në terren, ARRSH: Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza

2018-12-08 0

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të konstatimit në terren të objekteve që preken nga projekti i rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja dhe statusin e tyre ligjor nga ana dokumentare.

Në përfundim të këtij vlerësimi, rezulton se numri total i objekteve që preken nga projekti në të tre lotet është 195. Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie.

Nga ana e ARRSH, deri më tani janë kryer matjet dhe verifikimet në terren për 59 objekte në funksion të procedurës së shpronësimit. Objekte të pamatura ende por që disponojnë dokumente pronësie janë 12 dhe për to do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme procesi i matjeve.

Free Traffic Exchange