Kryemadhi: Të anullohet tenderi i Unazës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-08 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetarja e LSI, Kryemadhi kerkoi anullimin e menjehershem te tenderit per Unazen e Re. Ajo mbeshteti protesten e banoreve duke thene se opozita do ti bashkohet edhe tubimit te studenteve nese Rama mbyll syte para revoltes qytetare. Edi Rama të anullojë urgjent tenderin famkeq të unazës së re. Ja ku i ka paratë e studentëve, 40 milion euro. Të rregullojë godinat e studentëve. Nuk kanë nevojë studentët tanë për projekte 3dimensionale. Studentët tanë janë brezi më inteligjent, të cilët në kushtet e tmerrshme, mungesë laboratorësh, mungesë librash, përballje taksash dhe tarifash të larta. Përballen çdo ditë dhe i mbijetojnë dijes duke luftuar për ta përfituar atë deri në pikën e fundit. Sepse ata e kanë kuptuar që sot është përgjegjësi kombëtare të jesh një student dhe të jesh një student i ekselencës jo vetëm në nota, por edhe në vlera. Tenderi i Unazës së Re duhet anulluar urgjent, ose përndryshe e gjithë opozita do t?i bashkohet banorëve të Unazës së Re. Jo me deputetë, por me anëtarë dhe me thirrje. Kërkesat e studentëve duhen marrë parasysh. Nuk ka nevojë as të çojmë deputetë tek studentët, por dimë të themi që opozita nuk do të ndalet, do të dalë dhe ajo në rrugë për të kërkuar të drejtat e studentëve. Edi Rama duhet t?i bëjë llogaritë mirë, sepse nuk janë vetëm studentët në lojë. Janë naftëtarët që i gënjeu. Janë minatorët që i mashtroi. Janë mjekët dhe infermierët që i gënjeu dhe i tha do t?iu rris pagat me 20%, dhe nuk ua ka rritur as 6%. Janë bizneset që iu tha do t?iu ul taksat dhe iu ka rritur taksat. Janë shqiptarët që iu tha do t?iu rris pagat. Por jo vetëm nuk iu rriti pagat, por iu rriti dritat, ujin, taksat, taksa prone, taksë të Edi Ramës, taksë të Ben Ahmetajt, taksë të Lindita Nikollës?. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i cilësoi protestat e studentëve si një leksion demokracie për politikën shqiptare. Kryemadhi tha se protesta u përket studentëve dhe askujt tjetër, dhe u bëri thirrje shoqatave dhe NGO-ve të paguara nga kryeministri Rama për ti përçarë studentët, ti qëndrojnë larg kësaj proteste.