Ora News - Nikolla për Ora News: Kollaj të jap dorëheqjen por s'kam bërë asnjë gabim

2018-12-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja Lindita Nikolla Intervistë telefonike ekskluzive në Ora News.

"Me vullnet e dëshirën e Lindita Nikollës, si nënë dhe ministre dola për tu thënë që çështjet zgjidhen duke komunikuar. Pas kërkesave dhe parullave Lindita Nikolla dil në bulevard u nisa të komunikoj.

A ishte provokim?

Studentët kanë gjithmonë të drejtë por zgjidhet me diskutim. Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar ca sot e ca nesër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund. Kërkuan daljen time në shesh dhe dola në shesh e bindur që nuk zgjidhet.. Zgjidhjet nuk bëhen me sheshe .. Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres.

A keni menduar të jepni dorëheqjen?

Është gjëja më e kollajtë por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim.

Intervista u dha per gazetaren e Ora News, Besmira Pelushaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nikolla-flet-ora-news-kollaj-te-jap-doreheqjen-por-skam-bere-asnje-gabim