Sot është 8 Dhjetori, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon dhe 28-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit ?Studenti?, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Në kuadër të kësaj dite janë organizuar disa aktivitete, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha nga Qytet Studenti deklaroi se nëse nuk do të pastrohet parlamenti nga krimi do ta rrëzojmë. Referuar edhe protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, Berisha e cilësoi si ?Dhjetorin e Dytë?. Presidenti Meta në mesazhin e tij për Ditën u shpreh se inkurajon dhe mbështet rininë e sotme, veçanërisht studentët. Ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Instagram e kujtoi 8 Dhjetorin duke theksuar se ?28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisje për rrëzimin e komunizmit?.