Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 200 shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të 40-tat e Kostandin Kaçifas.
Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata, informon gazetarja e Ora News, Entiola Budo.
Mesha nisi në kishën e fshatit Bularat të Gjirokastrës rreth orës 10:00.
Gazetarja e Ora News Entiola Budo dëgjohen thirrje sporadike : Zito i Vorio Ipero" ndërsa pjesëmarrja është e ulët.
Dje autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke "Protothema", i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës edhe e 3 shtetasve të tjerë grekë.
Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata.
Kostandin Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/200-shtetas-greke-ndalohen-ne-kakavije-nuk-lejohen-te-hyjne-ne-shqiperi