Ora News - Lëvizja studentore, Marka: E ka potencialin të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë

2018-12-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Profesori Jani Marka nga Universiteti i Shkencave të Natyrës, mendon se lëvizja kombëtare studentore e ka potencialin për të rrëzuar ligjin për arsimin e lartë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai vë theksin tek e drejta e votës së studentëve.

Marka: Besoj se kjo protestë e ka këtë potencial.Duhet të shndërrojmë Universitetin, ta bëjmë demokratik, me cilësi dhe autonom dhe të jetë i përballueshëm nga të gjithë studentët, ku studenti është thjesht student dhe jo punëtor.Ne kemi kërkuar vazhdimisht të drejtën e votës së studentëve, me ligjin e vjetër ka qenë 20% e peshës, me ligjin e ri fillimisht e bënë zero dhe pastaj e kanë çuar 10%. Kjo peshë e votës studentore është e papërfillshme. Studentët kërkojnë që vota e trupës studentore të jetë 50% karshi pedagogëve. Vetëm një trupë kaq e madhe studentore do të jetë e pakorruptueshme për të zgjedhur profesorët e merituar për të udhëhequr Universitetin.

Në gjykimin e tij, protesta dhe me kaq sa ka arritur, hyri në histori.

Marka: Mendoj se të gjithë qytetarët shqiptarë e prisnin diçka të tillë. Edhe sikur nesër të mos bëjmë asgjë, them se kjo protestë me kaq sa ka arritur ka hyrë në histori dhe do përmendet për disa vite në vijim për madhështinë e saj.

Marka kujtoi se edhe në fund të nëntorit studentët protestuan para Kryeministrisë me të njëjtat kërkesa, por VKM ishte pika e vlimit të kupës së mbushur plot.

Marka: Qindra studentë në 22-23 nëntor protestuan para Kryeministrisë, por nuk mori vëmendjen e duhur mediatike për shkak se para parlamentit kishte dhe banorë të Astirit, pati akte dhune dhe u sfumua. Po në janar është protestuar me të njëjtat kërkesa. Kupa është mbushur aq shumë saqë thjesht një shkëndijë që ndodhi me këtë VKM bëri që të shpërthejë.U arrit pika e vlimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/levizja-studentore-hyri-ne-histori-marka-e-ka-potencialin-te-rrezoje-ligjin-e-arsimit-te-larte

Free Traffic Exchange