Report TV - IMT vijon prishjet vullnetare të ndërtimeve te Unaza e Re

2018-12-07 1

Teksa Lulzim Basha mbante fjalimin para militantëve të tij te protesta e "Unazës së Re", në sfond dëgjoheshin makineritë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë ditës së sotme nuk e kanë ndalur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit. Siç shihet edhe nga këto pamje, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon prishjen e një ndërtese që ka shërbyer si gomisteri, ndërkaq gjatë ditës së sotme janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje, duke i hapur rrugë tashmë ndërtimit të rrugës sipas të gjitha standardeve të kërkuara.

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, Bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet. Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që ka janë prishur gjatë këtyre ditëve. Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30".

Free Traffic Exchange