Lame: Abuzime me legalizimet në Unazë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-07 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i agjencisë së legalizimeve denoncoi disa raste abuzive të kryera me disa objekte përgjatë unazës nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.Sipas Artan Lames deri tani janë zbuluar 5 raste të cilat do të dërgohen në prokurori për tu hetuar, pasi jane kryer në tokë me pronar, ku parashikoheshin ndërtime të larta, ndëkrohë që ligji e ndalon.Por paralelisht me këtë fakt, një tjetër rast abuzimi është vërejtur edhe me 12 familje të cilat kanë paguar paratë por nuk kanë marrë lejen e legalizimit.Lame shtoi se vetëm gjatë muajit nëntor kanë marrë lejen e legalizimit rreth 3200 familje, 300 prej tyre janë në zonën e Kasharit, që i përkasin njësisë bashkiake 6 dhe 7 në Tiranë.