Report TV - Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres

2018-12-07 0

Në diën e katërt të protestës para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit studentët kanë shtuar kërkesat duke e çuar në 8 numrin. Që në nisje të protestës, studentët i kanë dërguar Ministrisë së Arsimit shkresën me 8 kërkesat e tyre, ku veç, kushteve në konvikte, përgjysmimin e tarifës së shkollës dhe pjesëmarrje me 50 % në bordet vendimmarrëse në universitete ata kanë shtuar edhe pesë pika të tjera. Në pikat e tjera të shtuara janë edhe dyfishim i fondeve për arsim, pajisjen e menjëhershme me kartë studenti, mbështetje të studentëve në kërkimet shkencore, mbështetje me fonde studentëve doktorant dhe rritjen nga 10% në 50% të vlerës së votës studentore në zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve. Pas dorëzimit në ministri të 8 kërkesave të tyre, ata i kishin lënë kohë ministrisë deri në orën 14:00 të kthente përgjigje.

Brenda këtij orari erdhi edhe përgjigja e Ministrisë së Arsimit, që mban firmën dhe vulën e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Në përgjigje, theksohet se për pikat 1, 6, 7 që korrespondojnë me kërkesat për përgjysmimin e tarifës, përmirësimin e kushteve në Universitete dhe dyfishimin e fondeve për arsimin, ministria i përgjigjet se do të ngrihen grupe pune me pjesëmarrjen edhe të Këshillave Studentorë për ti shqyrtuar. Sa i përket, pikave 2 dhe 3, që lidhjen me rritjen e vendimmarrjes së studentëve në bordet e universiteteve, ministrja Nikolla i përgjigjet se është e gatshme ti diskutojë në grupet e punës që do të ngrihen për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Sa i përket dy pikave për mbështetjen e kërkimeve shkencore nga studentët dhe mbështetjen me fonde të studimeve për doktoraturë, ministrja Nikolla thekson se këto tashmë janë të garantuara me ligj.

Free Traffic Exchange