Një grua shtatzënë 31 vjeçe, e cila ishte në muajin e saj të gjashtë, humbi trinjakët këtë të premte. Mësohet se gruaja është Enkeleda Rexhepi 31 vjeçe. Sipas gazetarit të Report TV, ajo u paraqit në spitalin e Bulqizës, por atje nuk ka patur as mjekë dhe as sallë operacioni dhe për lindjen e saj u asistua vetëm nga një infermiere. Ajo fillimisht arriti të lindë njërin prej trinjakëve, por humbi dy të tjerët.
Gazetari i Report Tv, bëri të ditur se pas informimit për këtë rast disa mjekë janë nisur nga Tirana, me helikopter drejt Bulqizës ndërsa mësohet se zonja vjen nga një zonë e thellë e fshatit Ostren në Bulqizë. Me të mbërritur në spitalin e Bulqizës, nëna lehonë nuk ka arritur të sjellë në jetë dy fëmijët e saj. Mësohet se gjëndja e nënës lehonë tanimë është e qëndrueshme deri tani, por ndërkohë paraprakisht mësohet të tre fëmijët e saj kanë humbur jetën.
Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës dhe i eshte dashur që të ecë me kalë rreth një orë për të dalë në rrugën nacionale dhe me një makinë të rastit është transportuar spitalin e Bulqizës.