Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E premtja ishte ditë proteste thuajse në të gjithë vendin.
Ndërsa studentët vërshuan në qytetet me universitete, 75 familje në Dërmenas dolën buzë By pass-it të Fierit për të kërkuar kompensimin e munguar për tokat e zëna nga rruga.
Ata thonë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë të drejtën sipas tyre të mohuar, ndërsa akuzuan edhe për selektivitet në këtë proces.
Banorë: ?Nuk jemi kafshë, jemi njerëz si gjithë të tjerët. Të paktën kërkojmë hisen tonë, paratë tona, sa na takojnë neve.?
?Gjysmat i kanë marrë, ne shumë pak kemi mbetur pa u dëmshpërblyer.?
Por veç tokës, ndërtimi i By pass-it, disave po u mban peng edhe shtëpitë.
Banesat nuk mund të kalojnë në procesin e legalizimit edhe pse banorët thonë se kanë plotësuar dokumentacionin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-buze-pass-it-banoret-e-dermenasit-kerkojne-kompensim-tokat