Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Veshjet e trasha janë e vetmja mënyrë për nxënësit e një pjesë të shkollave të Lezhës për të përballuar ditët e ftohta të dimrit. Sistemet e kaldajave në shkolla në funksionojnë, ndërsa ndërhyrjet kërkojnë fonde të konsiderueshme! Në fshatra, zgjidhja është bërë me soba me dru!
Edhe këtë dimër në një pjesë të mirë të shkollave të qytetit të Lezhës do të mungojë ngrohja.
Ndonëse janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit në Gjimnazin ?Hydajet Lezhë?, shkollat 9-vjeçare ?Nënë Tereza?, ?Gjergj Fishta?, ?Kosova? dhe ?Besëlidhja? sistemet kaldajave janë jashtë funksioni.
Në këto kushte nxënësit thonë se janë të detyruar të vishen trashë, pasi nuk kanë zgjidhje tjeter.
Nxënës: Unë jam veshur trashë sepse këtu mungon ngrohja, kaloriferët nuk punojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkollat-pa-ngrohje-ne-lezhe-zgjidhja-e-vetme-e-nxenesve-te-vishen-trashe