Lulzim Basha kërkoi vënien përpara drejtësisë të drejtuesve dhe punonjësve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, vetëm pak orë pasi ky institucion deklaroi pezullimin e punimeve në lotin 1 të Unazës për shkak të publikimit në media të disa fakteve, ku pretendohet se kompania ?DH Albania sh.p.k.? ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar në tender. Megjithatë sipas kreut të opozitës ideatori i kësaj afere është kryeministri i vendit.
?ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t?i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës. Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nga më i thjeshti, tek më i larti nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë. Megjithatë ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të Check-Up-it, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.?
Basha ftoi median të zbardhë të vërtetën e asaj që sipas tij nga opozita e ka denoncuar prej dy muajsh.
?Kam një thirrje të sinqertë si qytetar për median, për gazetarët e vendit tim: mos mbroni kriminelët në pushtet. Mos mbuloni vjedhjen. Hetoni korrupsionin dhe krimin. Është detyra bazë e medias të hetojë aktivitetin e qeverisë. Bëjeni këtë gjë. Mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët nuk do t?jua falin nëse do të vazhdoni të punoni kundër tyre dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre.?
Kreu i opozitës ftoi qytetarët të bashkohen për të ndalur vjedhjet që ai tha se po i bëhen shqiptarëve përmes projekteve korruptive e klienteliste nga qeveria.
Tv Klan