Legalizimet ne Unaze, kallezim penal per disa zyrtare

2018-12-07 0

Agjencia e Legalizimit të Zonave Informale ka referuar në prokurori 5 raste të dhënies së jashtëligjshme të lejeve të legalizimit përgjatë zonës së Unazës së Madhe. Artan Lame i ndau në dy grupe shkeljet e bëra nga ana e zyrtarëve demokratë: ato të 40 objekteve të legalizuara edhe pse dihej se në atë gjurmë do të ndërtohej unaza, dhe grupin e shkeljeve flagrante, ku është dhënë leja e legalizimeve për të ndërtuar objekte me shumë kate në tokë të ish-pronarëve. Këto raste janë kallëzuar penalisht.

Nga ana tjetër Agjencia e Legalizimeve ka nisur verifikimin e arkivave të saj për një problem të ri që ka ndodhur: marrjen e parave të qytetarëve për të bërë legalizimin, kur atyre nuk u është dhënë ndonjëherë kjo leje dhe as nuk i takon.

Artan Lame tha se të gjithë qytetarëve që iu janë marrë paratë për legalizime që nuk realizohen do t?u kthehen mbrapsht.

Tv Klan

Free Traffic Exchange