Rama, ftese studenteve per dialog

2018-12-07 0

Në ditën 4 të protestës, Kryeministri Edi Rama iu drejtua studentëve me një ofertë për dialog. Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur gadishmërinë për të pritur në zyrën e tij dhe për dëgjuar një përfaqësi të studentëve, të përzgjedhur nga vetë ata.

?Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t?u thënë, por edhe shumë dëshirë që t?i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vet protestuesve, pa asnjë filtër partiak apo administrativ. uroi që studentët të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar, sepse ?në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve ndaj shqetësimit që ke, ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit

Kryeministri thotë se dhe vetë do të bënte të njëjtën gjë si ata, po të ishte student, por në pozitat e Kryeministrit ai pranon që bashkarisht të flasin për modernizimin e arsimit të lartë.

"Po të mund të zgjidhja, sot do të doja të isha edhe njëherë student protestues, por si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, jemi apo jo dakord, dhe duke u bërë bashkë për modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit.

Rama nuk harron të krahasohet me paraardhësit në qeveri, kur u kujton studentëve dhe qytetarëve se prej 5 vitesh kanë lirinë për të protestuar, pa u rrezikuar prej plumbave apo hakmarrjes politike.

Tv Klan

Free Traffic Exchange