Basha: Unaza e Re projekt vjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-07 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha iu referua pezullimit të tenderit për njerin nga lotet e Unazës së re për shkak të dyshimeve mbi dokumentat e kompanisë fituese, për të vijuar sulmet ndaj qeverisë.Lideri i opozitës tha se është krejtësisht e qartë se ky projekt është një vjedhje dhe jo zhvillim.Sipas tij, të gjitha koncesionet janë akte korrupsioni të një njeri, si Edi Rama që mendon vetëm për xhepat e tij dhe jo sepse po kërkon të flakë në rrugë pleq e fëmijë.ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t?i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nga më i thjeshti, tek më i larti nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë.Megjithatë ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut.Ai ka plot 20 vjet që vjedh pa pushim shqiptarët dhe nuk ngopet.Sepse ai ka vetëm një vlerë dhe një moral: paranë.Para parasë nuk vlejnë as njerëzit, as vendi, as familjet, as studentët, as e ardhmja. Asgjë.E gjithë qeverisja e tij është një projekt gjigand për të plaçkitur për të vjedhur dhe për të zhvatur. Edi Rama as nuk ka patur dhe as nuk vullnet, as vizion për të punuar për njerëzit. Për të qeverisje do të thotë vjedhje.Por ai e shfrytëzoi daljen në media për Unazën e Re edhe për të komentuar protesten e madhe studentore.Ai I bëri thirrje të gjithë qytetareve që te dalin ne proteste ndaj qeverise. Ju bëj thirrje të gjtihë qytetarëve që t?u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës. Ju bëj thirrje t?i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri. T?u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin. T?u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim. Dua t?u them edhe një herë studentëve, banorëve të Unazës, dhe qytetarëve kudo ku janë: unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju.Ne jemi me njerëzit. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për drejtësi dhe mirëqenien e tyre. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj, ne i bashkojmë zërin tonë zërit tuaj.Basha tha se Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë, ndaj ne duhet të jemi bashkë që ta ndalim.