TIRANE-Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin në ditën e katërt duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pas marshimit nga fakultetet. Ndërkohë që protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë ngë Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.
Qeveria u tërhoq dje duke shfuqizuar pikën 4 të ligjit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën për kreditet për përsëritësit, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës (lexo këtu), por pavarësisht këtij fakti ata vijojnë protestën.
Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, pe?rgjysmim i tarife?s se? studimit, pe?rmirësimi i kushteve te? konvikteve dhe që bordi i Administrimit te? kete? nume?r te? barabarte? votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar nje? pe?rfaqe?sues nga studentët në bord. Protesta ka sjellë bllokimin e trafikut në Rrugën e Durrësit ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.