Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jo vetëm në Tiranë. Studentët janë ngritur në protestë edhe në qytete të tjera. Studentët e Durrësit, Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit kanë dalë në protestë.
Ndërkohë mësohet se studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" dhe atë të Elbasanit po nisen drejt Tiranës.
Kërkesat e studentëve janë tre, përgjysmim të tarifës së studimit, kushte më të mira në konvikte dhe rritje të buxhetit në universitete.
Një ditë më parë, qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM 288 për të mos paguar taksën për lëndët mbartëse.
Në Shkodër
Studentët janë vendosur para rektoratit dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen.
"Bashkohuni me ne! Hajdeni na përkrahni të mbrojmë të drejtat që do të jenë edhe të fëmijëve tuaj"
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se studentët janë të vendosur të vijojnë protestat në Shkodër dhe nëse kanë nevojë janë gati ti bashkohen Tiranës.
Studentët thërrasin: "Duam të drejtat tona!"
Në Vlorë - Edhe studentët e universitetit "Ismail Qemali" bëjnë thirrje për tu bashkuar.
Në Elbasan - protesta vijon para Universitetit ndërsa dy autobusë janë nisur drejt Tiranës.
Në Korçë studentët po marshojnë drejt qendrës.
Në Sarandë nuk ka protesta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protestojne-edhe-studentet-ne-rrethe-elbasani-dhe-durresi-i-bashkohen-tiranes