Qeveria terhiqet per tarifat e provimeve te mbartura

2018-12-06 0

Qeveria u tërhoq kështu nga pagesa për provimet e mbartura, duke shfuqizuar atë pikë të Vendimit të Këshillit të Ministrave që detyronte studentët të paguanin për çdo provim të lënë për vjeshtë. Pagesa për provimet ishte edhe shkaku i protestës së studentëve të Universiteteve të Tiranës, që mbërriti në ditën e tretë.

Por edhe pas kësaj tërheqje, të zyrtarizuar në takimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla me rektorët e Universiteteve, studentët nuk pranuan të shpërndaheshin. Ata shtuan kërkesa të tjera, mes të cilave edhe ajo për arsim falas. Studentët pretendojnë se tarifat vjetore në Universitete janë të papërballueshme.

Pas rezistencës së tyre për të plotësuar edhe tre kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me përgjysmim të tarifës vjetore të shkollimit, pjesëmarrje në bordet e administrimit të Universiteve dhe kushte më të mira në konvikte, ministrja e Arsimit, tha se edhe këto tre çështje do të shqyrtohen nga një grup i posaçëm pune.

Por studentët e vijuan protestën edhe pas premtimit se të gjitha kërkesat e tyre do të merren në konsideratë. Ata paralajmëruan se protestën do ta zhvendosin  edhe përpara Kryeministrisë.

Protestës së iniciuar nga studentët e Arkitekturës dhe Urbanisitikës në ditën e tre të saj, iu bashkuan Universitetet në Elbasan, Korçë e Durrës. Studentët paralajmëruan bojkot të mësimit dhe vazhdimin e protestës edhe të premten.

Tv Klan

Free Traffic Exchange