TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 8 vjet burg, Saimir Cullhaj i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar armësh. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Cullhajn, por falë kërkesës për gjykim të shkurtuar Cullhaj u dënua me 8 vite.
32-vjeçari u kap në 24 gusht 2017 pasi në aeroportin e Rinasit u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin armë luftarake. Lidhur me ngjarjen u shpall në kërkim edhe Neritan Farian, 47 vjeç, nga Durrësi, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Cullhaj.
Policia e arrestoi Sajmir Cullhajn pasi tek armët u gjendet gjurmët e tij të gishtave, ndërsa vetë ai e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rrjet duke deklaruar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.
?Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako",-tha Cullhaj para gjykatës.