Fotolajm/ Studentët pastrojnë vendin nga mbeturinat në mbyllje të protestës

2018-12-06 1

Në mbyllje të protestës, studentët e Universitetit të Tiranës të cilët protestuan për 6 orë me radhë përpara Ministrisë së Arsimit, kanë demonstruar edhe një anë qytetarie. Teksa shpërndaheshin ata kanë pastruar vendin nga mbeturinat. Në pamjet e sigururara nga Report Tv shihen studentët me qese në duar duke mbledhur mbetjet si shkopinj dhe pankarta përpara Ministrisë, të sjella aty nga vetë ata. Studentët kundërshtuan tarifën që i detyronte ata të paguanin për kreditet e çdo lënde të mbartur dhe nga ora 10:00 e deri në 15:50 bllokuan "Rrugën e Durrësit". Por qeveria vendosi shfuqizimin e VKM-së 288 duke hequr kështu tarifën, vendim i cili solli mbylljen e protestës për sot, pasi nesër ata do të protestojnë sërish për tre kërkesat e tjera.

Free Traffic Exchange