http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opinioni paraprak i Komisionit te Venecias i cili tashme është publikuar ne media; duket se i ka krijuar opozitës një baze te rëndësishme për te mbështetur kërkesën e saj për skanimin e politikaneve.Për nënkryetarin e grupit parlamentar demokrat Oerd Bylykbashi ky opinion ka një element te rëndësishëm, njohjen e situatës problematike te lidhjeve te politikes me kriminOerd Bylykbashi: Politika dhe krimi janë të lidhura me njëra-tjetrën ne nivelet më të larta dhe për rrjedhojë kjo i jep legjitimitet propozimit të partisë demokratike për këtë ndryshim kushtetues në funksion të vetingut në politikë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, Komisioni i Venecias konstaton legjitimitetin e ndërhyrjes për shkak se në Shqipëri situate është e rëndë. Është e njëjta gjë që Komisioni i Venecias tha edhe për vetingun e gjyqtarëve ku pasi vuri në pah të gjitha rreziqet e një vetingu në një situatë normale, pranoi faktin që Shqipëria kishte një situatë të rëndë në raport me korrupsionin?.Ndërsa për gjithë vërejtjet e ekspertëve të huaj, opozita është e gatshme ti reflektojë në ligj.Elementi tjetër qe është i rëndësishëm për opozitën është këshilla e Venecias për dialog konstruktiv.Me atë që Venecia i vendos si damkë kësaj mazhorance, pra problem është i mazhorancës, lidhjet me krimin i ka ajo, në nivelet më të larta madje, është detyrë e tyre përsëri sipas komisionit te Venecias të ulen në dialog konstruktiv me ne, opozitën që kemi bërë propozimin e një instrumenti që gjithmonë sipas komisionit të Venecias është legjitim.Rekomandimi i eksperteve te Venecias qe palët te gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut, përtej fatit te vetingut, përcakton edhe raportin e opozitës me parlamentin, pasi moment kur skanimi i politikanëve do te votohet ne parlament shënon rikthimin e deputeteve te LSI e PD ne sallën e seancave plenare ku mungojnë prej muajit korrik.