Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E gjihe karriera e përmbledhur në rreth 1 orë e 50 minuta. Ky është filmi dokumentar i titulluar "Lorik" kushtuar ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Një projekt ky që pritej me shumë interes në premierën e filmit ku ishin të pranishëm figura të njohura jo vetëm nga fusha e futbollit por edhe politikës e artit. 35 vjeçari u shpreh entuziast që në këtë dokumentar audienca do të ketë mundësi të zbulojë detaje të pathëna më parë mbi karrierën e tij.
Lorik Cana: "Besoj se shumë gjëra i kam ndarë, pavarësisht se në gjithë ato vite ku kam folur me njerëzit jam munduar të jem sa më i hapur. Sigurisht që brenda filmit të cilin kam shfaqur kam shumë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë, nuk i kanë dëgjuar nga të afërmit e mi, që kanë prekur shumë pjesë të jetës sime. Në fund ka dal diçka shumë interesante për ta ndjekur."
Ish-kapitenët e kuqezinjve janë të shumtë, por Cana është padiskutim më i vlerësuari deri në ditët e sotme. Sipas ish-lojtarit, kjo është thjesht çështje fati pasi ai u gjend në momentin e duhur tek kombëtarja, atëherë kur kuqezinjtë preken ëndrrën europiane .
Lorik Cana: "Sigurisht mbahen mend rezultatet e fundit, mbahen mend ekipet që kanë pasur sukses. Ekipi që ka shkuar në Evropian, por po më pyetët mua ka jashtëzakonisht shumë profile, njerëz që kanë qënë futbollist të jashtëzakonshëm. Por thjeshtë nuk kanë qënë në momentin e duhur në kohën e duhur në kombëtare dhe prap kanë arritur që të bëhen modele, të bëhen krenari për shumë njerëz. Ne kemi qënë në momentin e duhur dhe ia kemi dhënë fatit mundësitë më të mira për të arritur suksese, dhe besoj se kjo bën diferencën, për momentet që kemi përjetuar, qoftë historik, qoftë edhe momentin si ekip. Dhe prandaj them se është komplet fat që kam qënë pjesë e saj."
Cana beson se ekipi i Christian Panuccit ka mjaftueshëm shanse për të siguruar kualifikimin edhe në Evropianin 2020.
Lorik Cana: "Patjetër që po, patjetër që po sepse do të kemi akoma lojtarë të ri dhe sigurisht do të kemi akoma mundësi për të dhuruar emocione kombit tonë, qoftë Kosovës apo Shqipërisë."
Futbolli nuk është një kapitull i mbyllur për 35 vjeçarin, pasi ai ka si objektiv që të rikthehet me një rol te ri, atë të trajnerit.
Lorik Cana: "Në pjesën aktive të sportit elitar, unë kam dëshirë që të provoj pjesën e drejtuesit. Do shikojmë se kush do të jetë vendi i duhur, projekti i duhur por është ajo e cila do të provoj dhe shpresoj se brenda vitit të ardhshëm apo vitit 2020 të marrë dritë dhe të filloj këtë eksperiencë të re.
Kujtojme se Cana e mbylli karrierën e tij tek kombëtarja në fund të qershorit të vitit 2016, pas përfundimit të aventurës europiane që Shqipëria përjetoi në Francë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kapitenit-i-kushtohet-film-autobiografik-cana-behem-trajner-brenda-vitit-te-ardhshem