Athina Tiranës: Deklarata për vrasjet e papranueshme, nuk jeni realist - News - Vizion Plus

2018-12-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Athina zyrtare i ka cilësuar si jorealiste dhe të parpanueshme deklaratat e Tiranës në lidhje me vrasjet e shqiptarëve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Greqi.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Aleksandro Gjenimmata dekalroi se autoritetet i kanë zgjidhur të gjithë rastet që përmend qeveria shqiptare.Sipas zëdhënësit të qeverisë grekë, Greqia është një vend Europian ku shteti I të drejtës funksionon në mënyrë efektive.?Greqi është një vend Europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente trajtuan dhe zgjidhen menjëherë të gjitha çështjet që përmend Ministria e Jashteme e Shqipërisë, ashtu siç dhe përmendet në deklaratë e policies grekë. Vendosmëria e organeve kompetente të Greqisë për të goditur krimin në çdo formë është diçka që duket dhe përsërisim qëndrimet tona të përhershme për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilat gjithashtu mund të kushtojnë jetë njerëzore. Përgjithesimet që përpiqet të bejë MPJ e Shqipërisë duke u përpjekur të lidhë raste të ndryshme penale dhe t?i vendosë ato në një ?fushatë të hapur të urrejtjes dhe dhunës? nuk janë realiste dhe janë të papranueshme.?Më tej, zëdhënësi i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregohet më e përgjegjshme si dhe vetëpërmbahet në raste të tilla.