Ora News - Studiuesi: Dosja e lahutës shqiptare nisi në 2012, por u hesht

2018-12-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Populli i revoltuar i facebookut protestë me nota nacionaliste për shkak të lahutës.

Por lajmi se UNESCO i ka njohur Serbisë lahutën si pjesë të trashëgimisë kulturore jo materiale rezultoi fake news.

Studiuesi, Jaho Brahaj, i ftuar në Ora News tregon ndryshimin mes lahutës shqiptare dhe gusles.

Jaho Brahaj: Pak a shumë lahuta dhe gusle janë i njëjti instrument, shoqërojnë po të njëjtën vijë melodike. Vetëm se ajo këndohet në gjuhën sllave, ndërsa në Shqipëri këndohet shqip.Dallojnë vetëm nga ana etnologjike dhe e përmbajtjes së tyre.

Instrumenti i lahutës që kanë shqiptarët ka tek koka në gdhendje të ndryshme objekte mitologjike ose objekte kulti që nuk i ka ajo sllave.Ka dhe të tjera që i ka lahuta shqiptare dhe ajo sllave, si koka e dhisë, gjarpri. Kam parë me shumicë lahuta. Kemi në Shqipëri lahuta që as mendohet që ti kemi. Janë të pakta në numër. Kemi orën.

Brahaj thotë se në 2012 nisi një punë e mirë nga pala shqiptare për ti paraqitur kërkesë UNESCO-s për lahutën, por që prej asaj kohe dosjen e zuri pluhuri.

Jaho Brahaj: Na erdhi idhshëm dhe e papritur.Këtu ka qenë bërë punë e mirë deri në 2012. Dosja është përgatitur, me pak gjëra të vogla që kanë ngelur. Ka ardhur në Tiranë Ministri i Kulturës Enver Hoxhaj i asaj kohe dhe është takuar me Ministrin tonë të Kulturës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kujt-i-perket-lahuta