Ora News - Zhvlerësimi i monedhës europiane, Malaj: Blerja e euros nga BSH, nuk është zgjidhje

2018-12-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë duhet të ndalojë operacionin e blerjes së eurove në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit, pasi kjo nuk është një masë e qëndrueshme.

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, deklaron se një masë e tillë nuk është një zgjidhje dhe vetëm do të ndikonte në shpenzimin e rezervave valutore.

Arben Malaj: Fuqizimi i monedhës kombëtare nuk mund të arrihet dhe të mbahet në nivele të caktuara vetëm me ndërhyrjet e BSH, pasi nga analiza e krizave të tilla valutore në vendet e tjera, rrezikohemi që të humbasim një pjesë të rezervës valutore, duke e përdorur për të hyrë në treg. Nga ana tjetër të mos arrijmë ta mbajmë në mënyrë të qëndrueshme euron në nivelin që parashikohej 125-126.

Në lidhje me efektet e uljes së euros, por edhe ndikimin që mund të ketë në ekonomi, Malaj sugjeron që të bëhet një studim i thellë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zhvleresimi-i-monedhes-europiane-malaj-blerja-e-euros-nga-bsh-nuk-eshte-zgjidhje