Sot qytetarët e Shkupit dhe vendbanimeve përreth kanë pasur mundësi të thithin ajër shumë herë më të pastër nga ditët e kaluara. Kjo për shkak të erës e cila ka pastruar grimcat e dëmshme në ajër. Rrugëve të qytetit takuam qytetarë që u shprehën se më në fund frymojnë lirshëm. Ekspertët e ndërtimit thonë se ndërtesat shumkatëshe pa plan shpesh pengojnë qarkullimin e erës e cila do të ndihmonte pastrimin e ajrit të ndotur.