Ne 1 Janar hapet pika doganore e Kosoves ne Portin e Durresit

2018-12-05 11

Nga 1 Janari të gjithë mallrat të cilat kanë si destinacion tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë kosovarë të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në Portin e Durrësit. Në një intervistë për televizionin Klan, drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani sqaron se i gjithë synimi është që të shkurtohen burokracitë dhe orët e pritjes të kontrolleve nga ana e bizneseve, të cilat përkthehen në kosto kohe e paraje.

Saimir Sinani thotë se sfida më e madhe që mbetet është realizimi sa më parë i pikës së përbashkët doganore Morinë?Vërmicë, e cila do të zbatojë parimin ?një ndalim-një kontroll?. Për këtë, grupet e punës të ngritura nga Prishtina dhe Tirana zyrtare po punojnë intensivisht në mënyrë që ta realizojnë brenda 6 muajve.

Të dy vendet po punojnë që të realizojnë deklaratën e thjeshtuar për mallrat që importohen, apo eksportohen dhe janë në volume të konsiderueshme dhe po ashtu deklarim të thjeshtuar do të kenë edhe mallrat me vlerë nën 1000 euro, nisëm e cila do t?i vijë në ndihmë biznesit të vogël.

Tv Klan

Free Traffic Exchange