Komuna e Dibrës dhe ajo e Novo Sellës për momentin udhëhiqen nga ushtrues detyre, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash. Edhe pse akoma nuk ka vendim zyrtar nga Kuvendi, besohet se zgjedhjet në këto komuna do të organizohen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale.