Komisioni i Venecias “rrëzon” PD për vettingun në politikë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni I Venecias ka dhënë një opinion paraprak në lidhje me propozimin e PD për ndryshimet kushtetuese për vettinun e politikanëve.Komisioni I Venecias në një farë mënyre ka ?rrëzuar? opozitën në opinionin paraprak pasi thekson se nuk është e qartë se kush do e bëjë vettingun e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve për zgjedhje apo se nga kush do të përbëhet trupa që do të përbëjhë vettingun, nga anëtarë të gjyqësorit apo të pavarur.Komisioni I Venecias shprehet gjithashtu në opoinionin e dorëzuar palëve politike dhe Kuvnedit se në ndryehimet Kushtetuese nuk është e qartë nëse skualifikimi I politikanëve të kapur nga ky lloj vetting do të jetë I përhershëm apo I përkohshëm."Drafti - thotë Komisioni i Venecias - nuk përcakton se çfarë nënkuptohet nëse je i përfshirë në krim të organizuar"Për të gjitha këto pikëpyetje Venecia thotë se drafti nuk arrinë të japë drejtimin e duhur dhe se komisioni e ka të pamunudr që të japë një gjykim nese kjo kërkesë për ndryshime kushtetuese është në proporcion me problemin real në Shqipëri.Komisioni Venecias shton më tej se mekanizmi i duhur për vettingun në politikë gjendet me dialog politik mes palëve në Kuvend.