Ora News - “Tirana Dhuron”, ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

2018-12-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan nismës së Baskisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave. Duke qenë se dhjetori konsiderohet muaji i solidaritetit, kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre për shtresat në nevojë.

Dhjetori konsiderohet ndryshe si muaji i solidaritetit, për të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë veshmbathje apo lodra për fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë. Nisma e bashkisë së Tiranës, tashmë është bërë traditë, duke iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, qoftë edhe me një vakt ushqimi të ngrohtë.

Veliaj: ?Tirana vërtetë ka 1 milion halle, por ka edhe 1 milion mundësi për të qenë solidarë, bashkëpunues dhe ndihmues. Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t?i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t?i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t?i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi?.

Kryebashkiaku Veliaj drejtoi këtë ftesë për qytetarët që duan tu vijnë në ndihmë njërëzve në nevojë. Ndërkaq, në hapësirat publike dhe në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të ketë pika ku të gjithë shtresat në nevojë mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirana-dhuron-ushqime-rroba-dhe-lodra-familjet-ne-nevoje