TIRANE- Deputetët e opozitës kanë thyer bojkotin pas disa mujash. Ata janë rikthyer në mbledhjen e sotme në Këshillin e Legjislacionit që po zhvillohet prej orës 12:00. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit do të diskutohet për vettingun në politikë, nismë e PD-së.
Në mbledhjen e fundit të këtij këshilli para disa javësh ka qenë vetëm Salianji, ndërsa ditën e sotme janë të pranishëm të gjithë deputetët e opozitës duke nisur kështu thyerjen e bojkotit që ka nisur nga fillimi i këtij sesioni parlamentar.