Patozi në “7pa5”: Shqipërisë i duhet opozitë e re - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zgjedhjet qe po mbahen ne Partine demokratike  janë një farse, që po zhvillohet me urgjence dhe pa asnjë standard . Kështu e ka konsideruar ish numri dy i PD, Astrit Patozi procesin elektoral ne forcën me te madhe opozitare duke shtuar se kjo parti jo vetëm nuk frymëzon më, por vetëm izolohet.Duke nënvizuar se nuk do te marre pjese ne kuvendin kombëtar qe pritet te mblidhet ne datën 15 dhjetor, Patozi ve theksin te një force e re politike qe duhet te ngrihet për te përfaqësuar elektoratin gri qe është i zhgënjyer nga qeverisja e Edi Rames , por nuk gjen alternative te opozita aktuale .I ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus, ish eksponenti i PD ka komentuar dhe angazhimin e opozitës ne protestën e banoreve të Unazes së Re.Me ironi Patozi është shprehur se sot PD-së mezi pret te shikoje një grumbull njerëzish qe protestojnë dhe t?u bashkohet.Ne emisionin e mëngjesit Patozi ka paralajmëruar  se nuk do te marre pjese ne organizimet për 11 dhjetorin , ditën e themelimit te PD , sepse tashme nuk e lidh asgjë me PD e Lulzim Bashës.