Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. ?Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa! Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve. Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë
Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria. Sot si e re, si studente,si bashkëmoshatare, unë jam me studentët dhe mbështes kauzën e tyre. Sot si e re, jam me studentët dhe menjëherë duhet anulluar VKM Nr,288, dt 21.05.2018. Të gjithë mos të harrojmë se Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë?deklaroi ajo.